MLS, Ibra dhe LA Galaxy në vështirësi; faza e playoffit është larg

Vetëm 1 fitore në 8 ndeshjet e fundit; Los Angeles galaxy dhe Zlatan Ibrahimovic nuk janë në momentin më të mirë të tyre në këtë sezon teksa shohin që zona e playoffit në Major League Soccer t’u largohet gjithnjë e më shumë.

Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi I sezonit të rregullt. Skuadra kaliforniane gjendet në vendin e 8 në Konferencën e Perëndimit dhe ësgtë vetëm 1 pikë para Dallasit që për momentin duket se është e kualifikuara e fundit përfazën finale të kampionatit.

Ndeshjen e radhës LA Galaxy e luajtën kundër Colorado Rapids duke humbur 2-1. Pasi u gjend në disavantazh në minutën e 78, skuadra kaliforniane barazloi me Gonzales, për t’u dorëzuar në fund pas golit të shënuar me penallti nga ana e Rapids. Përsa I përket Ibrahimovic, suedezi bëri shumë pak dhe mbetet I dyti në klasifikimin e golashënuesve të MLS me 23 gola, 4 më pak se Carlos Vela me 27

Sfidanti.al