MLS, debutim makthi per Beckham; Inter Miami 5 humbje, me keq nga te gjithe

Pese ndeshje, 5 humbje ne Major League Soccer duke perfshire edhe ato ne mars perpara pandemise. Sigurisht David Beckham enderronte nje tjeter debutim te skuadres se tij ne kategorine me te larte te futbollit amerikan dhe me siguri shpresonte ne nje tjeter lloj rekordi. Ne fakt skuadra ne pronesi te Beckham ka bere me keq se cdo ekip tjeter ne MLS ne debutim me kete bilanc; 5 ndeshje, 5 humbje.

Por pavaresisht kesaj, ish ylli i Manchester United dhe Real Madrid nuk e ben tragjedi kete moment dhe duket i sigurt per te ardhmen gje qe e la shprehur edhe ne rrjetet sociale. ‘Ndonjehere rruga eshte e gjate dhe duhet te pushosh pak-shkruante Beckham ne nje postim te tij ne Instagram-Manchester United, Real Madrid titujt ne Premier League e La Liga nuk u fituan ne 1 dite. Skuadra, futbollistet, klubi kane nevoje per kohe qe te permiresohen, por kur ta kene bere kete, te gjitha kohet e veshtire do te duken larg. Eshte e rendesishme te marrim kohen per te reflektuar per ate cfare kemi bere deri tani. Jam krenar per skuadren time, klubin tone dhe tifozet fantastike qe kemi. Durimi eshte nje virtyt’.

Sfidanti.al