MLS, anulohet goli me sistem VAR, por faullin e shkakton…arbitri

Episode të cuditshme vihen re në Major League Soccer në SHBA, ku në historinë e sistemit VAR është hapur një kapitull i ri. Në raundin e radhës së ligës amerikane të futbollit, protagonist u bë arbitru Ted Unkel që me vendimin e tij ka tërbuar skuadrën e Columbus Creë pikërisht në përballjen me DC United.

Kur rezultati ishte 0-0, arbitri anuloi një gol të skuadrës mike për një faull të shkaktuar nga…ai vetë. U krijua një situatë surreale, gati gati komike në këtë ndeshje që në fund u fitua nga skuadra e Uejn Runit, DC United 3-1.
E gjithë kjo ndodhi në minutën e 23 të pjesës së parë gjatë një aksioni në mesfushë kur arbitri u përplas pa dashje me Akosta e Trapp dhe në këtë mënyrë bëri që të rrëzojë Akostën duke i lejuar Trap të shërbejë te Santos në krah me këtë të fundit që i vetëm në zonë shënon golin e avantazhit për Columbus, por arbitri më pas iu drejtua sistemit VAR dhe vendos të anulojë golin. Nga imazhet u duk sikur Unker do të jepte faull në kufijtë e zonës, por pas anulimit të golit ai tregoi mesfushën ku ndodhi dhe përplasja me Akostën duke ndëshkuar faullin e shkaktuar ai vetë dhe duke bërë që të shpërthejnë polemikat që tashmë janë të paevitueshme në futboll duke qenë se arbitri është pjesë e lojës.

Sikur të mos mjaftonte dëmi i shkaktuar, Columbus sheh veten të pësojë gol nga DC United, vetëm pak minuta pas episodit me autor Akostën, e pak caste më vonë erdhi edhe goli i dytë me Runin nga pika e bardhë e 11 metërshit. Columbus nuk arrin dot më të reagojë dhe DC United arrin të fitojë 3-1 duke u ngjitur në vendin e parë të Konferencës së Lindjes së bashku me Philadelphia Union me 20 pikë në 11 javë kampionat.

sfidanti.al