Mirësevini në Kremlin! Shorti i Botërorit 2018, në simbolin e Rusisë!

Nuk kishte se ku të hidhej tjetër shorti i kampionatit botëror të futbollit të vitit 2018. Autoritetet ruse kanë njoftuar gjithë botën se ceremonia e 1 dhjetorit të këtij viti do të zhvillohet në vetë Kremlinin e lavdishëm. Simboli i carëve, i Stalinit dhe tani i Putinit, që ka pranë Mauzoleun e Leninit, do të presë drejtuesit e lartë të FIFA-s dhe të federatave të kombëtareve finaliste të Kupës së Botës të vitit të ardhshëm.

Lajmin e dha presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Vitali Mutko, që u shpreh se kjo ishte vendosur pas bisedimeve me kryeministrin Dmitri Medvedev. Nuk dihet se në cilën prej sallave të shkëlqyera të Kremlinit do të organizohet ceremonia e së premtes së 1 dhjetorit (ndoshta në “Georgevskaja”), por ky fakt tregon sesa shumë rëndësi ka Kupa e Botës për qeverinë ruse, aq sa do ta mirëpresë shortin në selinë e presidentit Putin.

Sfidanti.al