Milinkovic-Savic shënon ndajJuves; hajdutët I grabisin shtëpinë

Mbrëmja e së shtunës kishte një shije sa të ëmbël aq edhe të hidhur për Milinkovic Savic. Ndërsa futbollisti vinte firmën e tij në fitoren e Lazios ndaj Juventusit në Olimpico të Romës, disa hajdutë hynë në vilën e tij në Formelo dhe duke përfituar nga fakti që ndeshja ishte në zhvillim e sipër I grabitën orë luksi dhe para që kapnin vlerën e 100 mijë Eurove.

Policia në Formelo nisi menjëherë hetimet dhe mori në dorëzim videot e regjistruara nga kamerat e sigurisë për të bërë identifikimin e hajdutëve që fillimisht u larguan me këmbë për të marrë më pas një makinë.

Në videon e regjistruar duken 3 persona me kapuc në kokë që po hapnin një dritare në faqet anësore të vilës nga e cila hynë për të vjedhur 4 orë të markës ‘Rolex’, një orë ‘Hublot’ dhe 5 mijë Euro cash. Me pak fjalë për ‘Rreshterin’ e Lazios e shtuna ishte thjesht e paharrueshme për të mirë e për të keq, si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj

Sfidanti.al