Milinkovic Savic, Reali përgatit ofertën: Gati 105 milionë Euro

Cdo verë kanë qarkulluar zërat për një largim të mundshëm të Milinkovic Savic nga Lazio. Është folur shumë për oferta të ardhura nga Anglia dhe Spanja, por që futboillisti I ka refuzuar deri tani. Një prej klubeve që është prej kohësh I interesuar për futbollistin e Lazios është Reali I Madridit që sipas ‘Don Balon’ këtë radhë ka ndërmend t’I hyjë kësaj cështjeje seriozisht dhe ka bëra gati një ofertë prej 105 milionë Eurosh për të.

Milinkovic që është te Lazio që nga 2015, shpesh është parë si lojtar jo konstant me paraqitjet e tij, por këtë sezon po tregon është bërë një element I rëndësishëm si në mbrojtje ashtu edhe në sulm dhe vendimtar për ekuilibrat në mesin e fushës. Pasi e mbylli 2018/19 me një gol në finalen e Kupës së Italisë, gjatë këtij viti ai ka gjetur edhe 4 gola të tjetër, pa harruar të përmendim këtu edhe 6 assist

Falë edhe kontributit të Milinkovic, Lazio është ngjitur në vendin e tretë në klasifikim pas Juventusit dhe Interit. Mesfushori ka një kontratë me klubin roman që skadon në 2024 dhe Lotito nuk e sheh të nevojshme që të nxjerrë në merkato futbollistin që është vënë sërish në shënjestrën e Realit të Madridit që është gati të ofrojë 105 milionë Euro, por që për bardhekaltrit mund të mos jetë e mjaftueshme për të lënë mesfushorin të marrë rrugën drejt Madridit.

Sfidanti.al