Milani troket tek Reali për të transferuar Mariano Diaz

Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini është në Madrid për të negociuar transferimin e Mariano Diaz, raporton e përditshmja italiane “Tuttosport”. Me Luka Joviç që është transferuar këtë verë dhe me Karim Benzeman në skuadër, 26-vjeçari nuk bën pjesën në planet e Zinedine Zidanet. Reali është i interesuar për shitjen e tij dhe disa skuadra raportohet se e duan këtë transferim. Diaz shënoi 4 gola në 22 paraqitje për Real Madridin gjatë edicionit të kaluar, ndërkohë që Milanit të ri, sipas specialistëve I duhet më shumë shpejtësi dhe efikasitet në vijën e parë.