Milani ka gjetur serish Kakan dhe Shevçenkon, por janë ndryshe…?!

Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, gjatë sezonit dimëror të transferimeve realizoi dy përforcime të shkëlqyera, duke siguruar shërbimet e futbollistëve të rinj Lukas Paketa dhe Krishtof Piontek, për të cilët klubi kuqezi pagoi nga 35 milionë euro. Të dy këta futbollistë të rinj të talentuar janë përshtatur mjaft mirë me ekipin dhe kanë filluar t’i justifikojnë që në fillim shpresat.
Paketa në ndeshen e fundit kundër Kaljarit shënoi goilin e tij të parë me bluzën rosonere, kur Pionteku tanimë golin e tij të katërt në tri ndeshje. Madje, futbollisti i ri polak golat kundër Romës dhe Napolit i shënoi golat mbas asistencave të Paketës, kështu që tifozët kanë nisur ta krahasojnë dyshën e lartpërmendur me tandemin e famshëm të dikurshën milanez, Kaka-Shevçenko.
Sigurisht që është ende herët të bëhen krahasime me legjenta të tilla, por, sidoqoftë, dita shihet që në mëngjes dhe Milani ka siguruar dy përforcime mjaft të mira.
Sfidanti.al