Milani dritë në fund të tunelit… për shitjen e turkut Çalhanoglu

Ka mundësi që pjesëtari i përfaqësueses turke, Hakan Çalhanoglu, të largohet gjatë verës nga Milani, ku ai erdhi në verën e vitit 2017 nga Bajer Leverkuseni, por, sidoqoftë, ai nuk i justifikojë pritshmëritë e klubit rosoner dhe të tifozëve.
Kështu që, sipas medias, Milani ka në plan që ta shësë, ndërkohë që për shërbimet e tij, sikurse thuhet, kanë shprehur interesim dy klube të Premier Ligës, Lester Siti dhe Uest Hem. Italianët kërkojnë për futbollistin turk 26 milionë euro, një shumë që nuk përbën ndonjë problem për klubet anglezë.
Çalhanoglu ka luajtur në 41 ndeshje me Milanin, për të cilin ka shënuar dy gola dhe ka dhënë 13 asistenca goli.
Sfidanti.al