Milan, Theo Hernandez mbron Ibrahimovic: Zoti mbrohet nga ushtarët e tij

Zlatan Ibrahimovic nuk është një person që ndjen nevojën të merret në mbrojtje, por postimi në Twitter i Theo Hernandez është gjithsesi një mburojë e francezit në emër të të gjithë Milanit kundrejt suedezit pas debatit të fortë që ai pati me Romelu Lukakun në derbin e Kupës së Italisë.

‘Zoti mbrohet nga ushtarët e tij’-shkruante Theo Hernandez në postimin e tij të shoqëruar me foton e 5 lojtarëve të Milanit që mbajnë larg sulmuesin e Interit nga Ibrahimovic.

Sfidanti.al