Milan, Mandzukic kryen vizitat mjekësore, këtë të martë firmoset kontrata

E hëna ishte dita e kalimit të Mario Mandzukic te Milani. Sulmuesi kroat mbërriti në Milano mbrëmjen e së dielës me një avion privat, ndërsa këtë të hënë ai kreu vizitat mjekësore. Mandzukic, flamuri i Juventusit të Allegrit, mbërriti pak para orës 09:00 të 18 janarit në klinikën La Madonnina për këto vizita mjeksore që i përfundoi në orën 13:15 për të kryer më pas testet e pranimit në klinikën Ambrosiana

‘Mr. No Good’, sic quhej Mandzukic në kohët e tij të qëndrimit në Torino, do të nënshkruajë këtë të martë një kontratë prej 6 muajsh me pagë 1.8 milionë Euro neto me opsion rinovimin automatic të saj në rast të kualifikimit të Milanit në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Kroati do të ketë rolin e zëvendësuesit të Ibrahimovic, por duke njohur cilësitë e kroatit  nuk është për t’u habitur që ai do të luftojë për një vend si titullar në skuadër.

Sfidanti.al