Milan, Mandzukic firmosi kontratën; do të mbajë fanelën me nr.9

Mario Mandzukic është një futbollist i Milanit. Paraditen e kësaj të marte kroati shkoi në selinë e klubit kuqezi ku firmosi kontratën e tij dhe më pas u bë zyrtarizimi i tij. Akordi mes futbollistit dhe Milanit është 6 mujore me pagë 1.8 milionë Euro me opsion rinovimin automatik të kontratës në rast se Milani kualifikohet për në Ligën e Kampioneve.

Mario Mandzukic do të ketë rolin e zëvendësit të Ibrahimovic dhe do të mbajë fanelën me nr.9

‘Do të jetë një nder të veshësh këtë fanelë plot histori, jam gati të luftoj-shkruante Mandzukic në një postim në Instagram-mundem vetëm të premtoj se do të jap më të mirën time në cdo ndeshje dhe të ndihmoj skuadrën në cdo mënyrë. Jam i sigurt se së bashku mund të bëjmë realitet ëndrrat e cdo tifozi të Milanit dhe në Kroaci ka shumë’.

Mandzukic që në verë do të festojë 35 vjetorin e tij të lindjes nuk luan që nga muajt e verës kur zgjidhi kontratën me Al Duhail, skuadër ku u transferua pas largimit nga Juventus në dhjetor të 2019, por është stërvitur vazhdimisht për të qenë në formën më të mirë dhe mund të jetë në derbin e Milanos  me Interin në Kupën e Italisë që do të luhet të martën e ardhshme

Sfidanti.al