Milan, komplikohet rinovimi i Donnarummës; Raiola kërkon 10 milionë Euro në vit

Pasi blindoi Ibrahimovic dhe bleu Tonalin që do të veshë fanelën me nr.8, Milani frenohet në mënyrë të papritur në manovrat e tij. Në ditën kur Tatarusanu kryen vizitat mjekësore me kuqezinjtë, vështirësohen akoma më shumë bisedimet për rikthimin e Bakayoko e sidomos për rinovimin e Gigio Donnarummës, kontrata e të cilit skadon në qershor të 2021

Paolo Maldini përpara  pak kohe qartësoi se për klubin ky rinovim është prioritet, por agjenti i portierit, Mino Raiola kërkon shumë; 10 milionë Euro në vit. Drejtuesit e Milanit e kanë shfaqur gatishmërinë e tyre për t’I propozuar Donnarummës një rritje të pagës që aktualisht është 6 milionë Euro në sezon, por nuk duan të shkojnë deri te shifra e 10 milionë Eurove

Kërkesa e Raiolës i ka ngrirë tratativat për rinovimin e kontratës së 21 vjecarit duke bërë që Milani të trembet pasi rrezikon të humbasë portierin me parametra zero; në janar në fakt Donnarumma do të jetë i lirë të nënshkruajë me cdo klub tjetër për sezonin 2021/22

Është ky një skenar apokaliptik për klubin, por edhe vetë Gigion që është shumë i lidhur me ngjyrat kuqezi dhe që të dy palët duan ta evitojnë. Por për momentin situata është e bllokuar ose po vijon në mënyrë të rezervuar. Milani është gati ta cojë pagën e Donnarummës në 7 milionë për një rinovim 3 vjecar i bindur se ndjek ambiciet sportive të Donnarummës dhe përfaqësuesve të tij, por ekziston edhe mundësia e një ‘minirinovimi’ deri në 2022 me opsion edhe për një vit tjetër, 2023.

Donnarumma është tifoz i Milanit dhe është i lidhur me këtë fanelë, por agjenti luan lart me pagën dhe në tratativa një rol kyc mund të ketë edhe një përfshirje e mundshme e një klauzole të zgjidhjes së kontratës. Maldini e Massara preferojnë që të evitojnë opsionin klauzolë, porn ë të njëjtën kohë nuk duket se kjo temë është lënë përfundimisht. Që në vitin 2017, Milani kur kishte biznesmenë kinezë në krye donte të fiksonte klauzolën  60 milionë Euro, por për Raiolën nuk mund të shkohej më shumë se 30 milionë. Tani kjo cështje do të diskutohet sërisht nga 5 tetori e më tej

Sfidanti.al