Milan-Inter, tifozët do të shoqërojnë skuadrat në stadium edhe pse u ndalohet

Duhen edhe tre ditë nga Derbi i Milanos dhe temperature në qytet për këtë ndeshje për kreun e renditjes është rritur ndjeshë dhe prej kohësh nuk shihej një atmosferë e tillë me tifozët e të dyja skuadrave që kanë nivelin më të lartë të entuziazmit. Në San Siro ndeshja do të luhet me dyer të mbyllura për shkak të masave anticovid, por tifozët ultras e të dyja skuadrave edhe pse nuk lejohen grumbullimet duan gjithsesi të shfaqin mbështetjen ndaj futbollistëve të ekipeve të tyre respektive dhe t’i shoqërojnë ata.

Kështu tifozët ultras të Milanit do të jenë përpara hyrjes 14 të San Siros në orën 12:30 të së dielës të pajisur me flamuj, shalle e fanela për të pritur autobusin e skuadrës kuqezi.. Ndërsa tifozët e Interit do të mblidhen para Castello Sforzesco në 10:30 të mëngjesit të gjithë me fanelat zikaltër.

Është kjo një mënyrë për të jetuar emocionet e ndeshjes derbi, por është e nevojshme të kujtohet që e gjithë kjo bie ndesh me normativat e vendosura nga qeveria italiane që nuk lejon grumbullimet për të parandaluar përhapjen e Covid. Edhe në ndeshje të tjera, tifozë janë mbledhur për të mbështetur skuadrat e tyre sic ishte rasti i Milan-Lazio dhe ai i Inter-Juventusit për Kupën e Italisë.

Sfidanti.al