Milan e Atletiko, një konkurent më pak për Moratën; Sevija tërhiqet nga gara

Sevija tërhiqet përfundimisht nga blerja e Alvaro Moratës, e ardhmja e të cilit te Celsi varet shumë nga ardhja ose jo e Gonzalo Higuain. klubi andaluazian që ditët e fundit kishte shfaqur shumë interes për sulmuesin spanjoll, por më orët e fundit drejtuesit e tij vendosën që të heqin dorë nga blerja e kartonit të sulmuesit, kjo edhe për shkak të akordit të arritur me Barcelonën për të marrë Munir El Hadadin.

Kjo do të thotë se në garë për Moratën mbeten pikërisht Atletiko Madrid dhe Milani. Sipas asaj që publikon AS, Morata preferon një rikthim në kampionatin spanjoll dhe drejtuesit e ‘Los Colchoneros’ janë gati t’i ofrojnë atij një pagë prej 9 milionë Eurosh në sezon.

Në krahun tjetër, Milani do të shpresojë që të marrë sulmuesin spanjoll në formë huazimi deri në fund të sezonit për të zëvendësuar Higuain pasi të ketë marrë edhe miratimin e Juventusit për kalimin e argjentinasit të Blutë e Londrës.

sfidanti.al