Milan-Donnarumma; ‘lufta’ vijon, por akordi nuk është larg

Rinovimi i kontratës së Gianluigi Donnarummës është një prej prioriteteve të drejtuesve të Milani. Palët janë ende larg, por jo dhe shumë. Milani është gati t’i ofrojë portierit një kontratë deri në 2026 me pagë 7 milionë Euro në sezon si dhe një bonus prej 1 milion Euro në rast kualifikimi për në Ligën e Kampioneve dhe 1 milion Euro tjetër nëse kuqezinjtë fitojnë titullin kampion në Serie A.

Ndërsa në krahun tjetër, Mino Raiola duket se nuk lëviz nga qëndrimi I tij për një pagë prej 10 milionë Eurosh për një rinovim deri në qershor të vitit 2022. Vullneti i agjentit të futbollistit është ai që të presë ndonjë propozim nga ndonjë skuadër e madhe që është në kërkim të një portieri të një nivel të lartë.

Në këtë mënyrë shpjegohet se përse bisedimet me Milanin janë të ngadalta dhe se përse Raiola kërkon rinovim të kontratës me vetëm 1 vit. Chelsea dhe Paris Saint Germaini janë klubet që në nivele të larta, janë më të zbuluara në këtë rol. Por edhe Juventus është aty, edhe pse për momentin Zonja e Vjetër ka ndërmend t’i  besojë  Szczesny.

Sido që të jetë, palët nuk janë larg dhe në fund diferencën mund ta bëjë vullneti i futbollistin për të vijuar karrierën te skuadra që ka dashur gjithnjë.

Sfidanti.al