Milan, dëgjojë Thauvin: Fjalët e Maldinit? Jam i prekur

Milan thërret, Thauvin përgjigjet. Ditët e fundit Drejtori Teknik i Milanit, Paolo Maldini doli hapur duke konfirmuar interesin e kuqezinjve për futbollistin francez dhe ky i fundit nuk ngurroi të përgjigjej.

‘Sigurisht që fjalët e Maldinit më prekën, e falenderoj shumë-tha Thauvin për Telefoot pas fitores së Marseille 3-1 ndaj Nantes ku ai shënoi golin e avantazhit-Kur një legjendë flet kaq mirë për ty, kjo të bën shumë të lumtur’

‘Për moshën që ka nuk është saktësisht prototipi i futbollistit që kemi marrë në 2 sezonet e fundit-ishin fjalët e Maldinit për Thauvin-por ajo që themui gjithnjë është se ndërthurja e duhur është ajo e formuar nga shumë futbollistë të rinj me lojtarë që kanë pak më shumë eksperiencë’.

Fjalë këto që padyshim i pëlqyen fantazistit francez dhe që së sdhpejti ndoshta që në janar mund të bëhen fakte. Në fakt, sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’, Maldini mund t’i ofrojë një kontratë 4 vjecare me pagë rreth 3 milionë Euro neto në sezon.

sfidanti.al