Milan, dëgjoje agjentin e Thiago Silvës: Rikthimi? Nuk mund të përjashtohet

Pas Zlatan Ibrahimovic, tifozët kuqezi duket se kanë nisur të ëndërrojnë edhe kthimin e një tjetri futbollisti të rëndësishëm; Thiago Silvës që në 2012 la Milanin për t’u transferuar te Paris Saint Germain pikërisht nën shoqërinë e Ibrahimovic. Suedezi pas 8 vitesh u kthye në shtëpi dhe tani të njëjtin fat mund ta ketë edhe mbrojtësi Brazilian kontrata e të cilit me kampionët e Francës skadon në qershor të këtij viti

Ai që e krijoi këtë hipotezë të kthimit të Thiago Silvës te Milani është vetë agjenti I futbollistit, Paulo Tonietto I cili teksa foli për të ardhmen e 36 vjecarit e la të hapiur mundësine që Thiago Silva të veshë sërish fanelën kuqezi. ‘Thiago ka një dashuri të madhe për Milanin, por asgjë nuk është vendosur për të ardhmen e tij. Gjithcka është e mundur-ishin fjalët e Paulo Toniettos.

Sfidanti.al