Milan buzëqesh, asnje futbollist s’është pozitiv me Covid-19

Pas lajmeve në media, fjalëve të Scarionit dhe përgënjeshtrumeve, vjen edhe komunikata zyrtare e Milanit që u jep fund spekulimeve, te kuqezinjtë nuk ka asnjë futbollist të prekur nga coronavirusi.

‘Milan komunikon se në bazë të testeve mjekësore të kryera deri tani nga futbollistet e skuadrës së parë dhe stafit të pranishëm në Milani, nuk ka pasur asnjë rast pozitiv me Covid-19-lexohet në komunikatën e Milanit-skuadra do të vazhdojë programin tekniko-individual në Milanello. Do të kryhet edhe skanimi mjekësor për të gjithë lojtarët që do të jenë në dispozicion të trajnerit dhe të stafit teknik në ditët në vazhdim’.

Ditët e kaluara, presidenti i Milanit, Scaroni foli për të prekur nga Covidi që janë drejt shërimit, por në këtë pikë ka shumë të ngjarë që ai iu referua Paolo dhe Daniel Maldinit që komunikuan pozitivitetin me coronavirus në 21 mars për të bërë të ditur më pas se e kanë kaluar fazën klinike në ditët që vijuan pas kësaj date.

Sfidanti.al