Mihaljovic vlerësohet në Serbi; trajneri më I mirë I vitit: ‘ADN fituese’

‘Person  me ADN fituese’-me këtë motivacion, Federata Serbe e Futbollit vendosi t’ia japë Sinisha Mihalovicit cmimin e trajnerit më të mirë serb të vitit.

‘Mihajlovic arriti të bëjë të pamundurën, të mundur-kujton akoma Federata Serbe në faqen e saj të internetit duke vënë në dukje mrekullinë e bërë nga Bolonja sezonin e kaluar teksa siguroi qëndrimin në Serie A. Është një person me ADN e fituesit, një ndër të paktët ekspertë që ka punuar me vite dhe me sukses në Serie A pa qenë italian’.

Sipas motivacionit të Federatës Serbe, skuadra që aktualisht drejton Bolonjën  ishte duke rënë në Serie B sezonin e kaluar, por me ardhjen e Mihaljovic, ajo arriti të grumbullojë 30 pikë në 17 ndeshje më shumë edhe se Interi e Lazio duke mundur Interin e Napolin për të mbyllur kampionatin në vendin e 10, duke fituar edhe besimin e drejtuesve të klubit.

Sfidanti.al