Messi, tjetër vlerësim, lojtari më I mirë I muajit nëntor në La Liga

Lionel Messi merr një tjetër cmim vetëm pak ditë nga fitimi I Topit të Artë edhe pse ai nuk ka atë prestigj si trofeu I dhënë nga France Football. Sulmuesi I BVarcelonës është shpallur lojtari më I mirë I muajit nëntor në kampionatin spanjoll të futbollit duke lënë pas Karim Benzema dhe Alvaro Morata. Gjatë këtij muaji Messi ka 4 gola të shënuar dhe një assist, ndërkohë që ai spikati edhe me veprimet e tij në ndeshjet kundër Atletiko Madrid apo Selta Vigo që rezultuan vendimtare për të në marrjen e këtij cmimi.

Aktualisht, Messi është shënuesi dhe asistuesi më I mirë I skuadrës së Barcelonës në La Liga me 9 finalizime dhe 5 asiste. Të dielën Barcelona do të luajë ndaj majorkës në Kamp Nou ku Messi do të ndajë trofeun e Topit të Artë me tifozerinë katalanase

Sfidanti.al