Messi me Pochettinon te PSG? Në Francë besojnë

‘Duke pritur Babagjyshin e Vitit të Ri’. Është ky titulli I artoikullit të ‘L’Equipe’ që vendosi në faqe të parë foton e Mauricio Pochettinos pas shkarkimit të Thomas Tuchel nga Paris Saint Germaini. Ajo që mbetet në këtë pikë është vetëm zyrtarizimi Iicaktimit të argjentinasit në pankinën e Kampionëve të Francës.

Por sipas ‘Le Parisien’, ardhja e Pochettinos mund të shoqërohet edhe me transferimin e Lionel Messit në Paris me argjentinasin që është drejt mbylljes së kontratës me Barcelonën. Gjatë muajve të verës Messi pati një përplasje të fortë me klubin katalanas dhe për momentin skenari më i mundshëm është së Lionel Messi të bëjë zgjedhjen e tij pas mbylljes së kontrarës dhe këtë zgjedhje do ta bëjë në bazë të pagës, por edhe zgjedhjeve teknike.

Nuk është një sekret që klubi parizien mendoi të merrte argjentinasin këtë verë kur shpërtheu edhe zënka, por klauzola apo edhe cdo lloj dëmshpërblimi për cështjen ligjore mes lojtarit dhe klubit e bënë të pamundur një transferim të tillë. Ai që e anon peshoren nga ana e Paris Saint Germaini, sipas ‘Le Parisien’, mund të jetë fakti se në verë, përpara se Barcelona të zgjidhte Koeman për pankinën, Messi kishte kërkuar që të vinte pikërisht Mauricio Pochettino.

Sfidanti.al