Messi, gol dhe dedikim drithërues për Maradonën

Një gol i mrekullueshëm dhe një festim drithërues i Lionel Messit në ndeshjen mes Barcelonës dhe Osasunës në fitoren 4-0 të katalanasve në Camp Nou në kampionatin spanjollin. Messi, që shënoi golin e 4 të sfidës, dribloi 2 mbrojtës dhe më pas gjuajti me të majtën duke e dërguar topin në rrjetë. Më pas, kapiteni i skuadrës blaugrana hoqi fanelën e Barcelonës dhe u shfaq me një fanelë të vjetër të Neëell’s Old Boys, ish skuadra e Maradonës me numrin 10 dukë i drejtuar gishtat nga qielli për të regjistruar një moment shumë emocionues.

sfidanti.al