Messi, fiton të tjera cmime, shënuesi dhe lojtari më I mirë I La Ligas 2018/19

Lionel Messi I shton të tjera cmime individuale karrierës së tij të shkëlqyer. Argjentinasi kur duhen edhe 2 ditë nga El Clasico, u shpall shënuesi dhe futbollisti më I mirë I sezonit 2018/2019, cmime këto që jepen nga e përditshmja spanjolle ‘Marca’.

Gjithsesi, kapiteni I Barcelonës nuk mundi të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të këtyre cmimeve, pikërisht për shkak të sfidës me Realin e Madridit në Camp Nou, por ai dërgoi një videomesazh te organizatorët ku shprehu mirënjohjen për këto cmime që iu akorduan

‘Shpresoj në arritje të tjera dhe të vijoj të përmirësohem-tha Lionel Messi-Ky cmim më bën të ndihem krenar për domëthënien që ka kështu që jam I lumtur që e fitoj edhe për një vit tjetër’.

Një tjetër mungesë e madhe  kësaj ceremonie ishte ajo e Serhio Ramos, për të njëjtën arsye si Lionel Messi. Andaluziani u vlerësiua me cmimin Futbollisti më I mirë I Kombëtares. ‘Ishte një vit special për kombëtaren, tani shpresojmë që të bëjmë një paraqitje të mirë në Evropian dhe të argëtohemi të gjithë-tha Serhio Ramos.

Ndërsa Jan Oblak fitoi cmimin Zamorra si portieri që pësoi më pak gola sezonin e kaluar. Iago Aspas u shpall shënuesi më I mirë spanjoll, Bordalas I getafes fitoi si trajneri më I mirë, ndërsa Carlos del Cerro Grande u zgjodh arbitri më I mirë

Sfidanti.al