Messi e familja studiojnë frëngjisht; PSG mund të ëndërrojë

Viti 2021 me shumë mundësi është i destinuar të bëhet viti i divorcit mes Lionel Messit e Barcelonës. Pas tensioneve të verës së kaluar argjentinasi nuk është shprehur ende për të ardhmen e tij, por zërat e javëve të fundit e shohin drejt Parisit. Drejtori Sportiv i Paris Saint Germain, Leonardo pranoi se po e monitoron me vëmendje situatën e futbollistit dhe borxhet e Barcelonës që nuk lejon rinovimin e kontratës me rritje të pagës së futbollistit, mund të mbyllin përfundimisht këtë histori

Por tani kanë dalë disa zëra të tjerë sipas të cilave Messi dhe familja e tij kanë nisur të studiojnë gjuhën franceze. Ai që e zbuloi këtë ishte televizioni Canal+ dhe lajmi u mor nga shumë media në Evropë duke ngritur në këtë mënyrë hipotezën e transferimit nga Barcelona në Paris të Lionel Messit dhe kjo ndodh pasi në stolin e skuadrës pariziene u ul Mauricio Pochettino.

Duke parë sjelljen e verës së kaluar dhe nivelin e borxhit mbi 1 mld Euro të Barcelonës, messi duket se është gati t’I thotë ‘au revoir’ klubit që e rriti dhe për të cilin ai kontribuoi që të hyjë në historinë e futbollit.

Sfidanti.al