Messi dhe gjesti i tij që lënë pa fjalë Edgar Badia

Barcelona mundi Elchen në ndeshjen e prapambetur të kampionatit spanjoll me rezultatin e pastër 3-0. Protagonist për skuadrën katalanase edhe njëherë u bë Lionel Messi, autor i dy golave të parë, por nuk ishte ky lajmi i mbrëmjes. Në fakt në internet u bë viral video e asaj cfarë ndodhi në përfundim të ndeshjes.

Portieri i Elches, Edgar Badia iu afrua fantazistit argjentinas për t’i kërkuar fanelën që Messi ia dha menjëherë, por deri këtu nuk ka asgjë të cuditshme; më pas ishte vetë fituesi i 6 Topave të Artë që I kërkoi kundërshtarit fanelën duke e lënë pa fjalë.

Në fakt Badia gjithcka mund të priste përvecse Messit që të kërkonte fanelën e tij. Imazhi i portierit të Elches në momentin kur argjentinasi i kërkoi fanelën la vërtet përshtypje dhe bëri xhiron e botës në internet.

Sfidanti.al