Messi dhe ‘Barçagate’: Shoh rrallë të ndodhë dicka e tillë

Lionel Messi është një ndër emrat e përmendur në skandalin që shpërtheu pas zbulimit të Cadena Ser për pagesën e bërë nga klubi në drejtim të kompanisë I3 Ventures për diskreditimin e lojtarëve e ish lojtarëve. Kapiteni I Barcelonës theu heshtjen në lidhje me këtë cështje në një intervistë të dhënë për të përditshmen spanjolle ‘El Mundo Deportivo’. Në intervistën e tij Messi pranoi se I duket dicka e rrallë që një klub si Barcelona të preket kaq shumë nga këto lloj polemikash

‘Më kapi pak në befasi sepse nuk isha këtu, po udhëtoja-tha Messi-kur u ktheva kuptova pak nga gjithcka. Presidenti na tha ato që deklaroi në publik, të njëjtën gjë që tha në konferencën për shtyp. Cila ishte situara, atë cfarë ndodhi dhe nuk mund t’ju them asgjë më shumë. Të njëjtën gjë që e dinë të gjithë dhe që ka thënë, na e tregoi ne kapitenëve në privat’.

Messi në të njëjtën kohë kërkoi durim për zgjidhjen e kësaj cështje, por pranoi se ajo cfarë ndodhi I dukej e cuditshme

‘E vërteta është që unë shoh rrallë të ndodhë dicka e tillë-vijoi Messi-por thanë që kishin prova. Nuk mund të themi shume dhe të presim se  cfarë do të ndodhë me këtë histori. Por me të vërtetë, kjo më duket dicka e rrallë’.

Sfidanti.al