Messi, bomber rekordmen; shënuesi më I mirë I të gjitha kohërave në 5 ligat më të rëndësishme

Lionel Messi është një bomber rekordmen. Falë golit ndaj Real Sociedad, fenomeni I Barcelonës arriti në kuotën e 438 golave të shënuar në La Liga me fanelën blaugrana duke kaluar me një gol, rivalin e përjetshëm Cristiano Ronaldo dhe duke u bërë shënuesi më I mirë I të gjitha kohërave në 5 kampionatet më të rëndësishme të Evropës, Serie A, Premier League, La Liga, Bundesliga e Ligue 1.

Është ky një rekord që Lionel Messi e ka vendosur në 474 ndeshje të zhvilluara të gjitha në Spanjë. Përsa I përket Cristiano Ronaldo ka 437 gola deri tani në 540 ndeshje të zhvilluara në kampionatet në Angli, Spanjë dhe Itali. Por sfida vazhdon….

Sfidanti.al