Messi bën gjithcka; i jep jetë një pikture të 6 viteve më parë

Messi mund të bëjë gjithcka dhe këtë e ka kuptuar e gjithë bota e futbollit. Asgjë nuk është e pamundur për gjeniun argjentinas të barcelonës, i cili duket se e ka bërë një magji tjetër duke i dhënë jetë një tabloje pikture, dicka që askush nuk e mendonte.

Në këtë rast, artisti nuk është sulmuesi argjentinas, që ka dhënë e po jep spektakël në fushën e lojës, por grafisti Suhas Nahian. Ky i fundit u frymëzua nga Messi për të krijuar një pikturë përpara 6 vitesh ku shfaqet ylli i Barcelonës që ndiqet nga 5 futbollistë me fanelë me ngjyrë të bardhë e të gjelbër dhe që tentojnë më kot që ta ndalin.

Mbrëmjen e së dielës, në sfidën e La Ligas mes Betis dhe Barcelonës e mbyllur 1-4 për katalanasit, Messi përvecse shënoi një tregolësh bëri real pikërisht tablonë që përshkruam më sipër duke kryer të njëjtin aksion që u imagjinua 6 vjet më parë. futbollistët e Betis me uniformën bardheegjelbër, provuan më kot që të ngadalësonin nr.10 të Barcelonës në cdo mënyrë. Por argjentinasi i dribloi dhe i kaloi, ashtu sikurse edhe në pikturën e Suhas. Arti që bëhet realitet; vetëm Messi mund ta realizojë.

sfidanti.al