Mesi  urdhëron trajnerin Sampaoli: Higuani duhet të luajë në Botëror!

Futbollisti më i mirë i Argjentinës, Lionel Mesi, ka fjalën vendimtare jo vetëm në Barcelonë, por edhe në përfaqësuesen argjentinase dhe, lidhur me Kupën e Botës Rusi-2018, i ka thënë trajnerit të kombëtares, Horhe Sampaoli, se ai  duhet të përfshijë ne ekip edhe Gonzalo Higuainin që është një nga yjet kryesorë të Juventusit kampion të Italisë, por, në të njëjën kohën, edhe figura më e urryer në Argjentinë. Sidoqoftë, Mesi, sikurse thuhet, i ka “rekomanduar” trajnerit Sampaoli se Iguani duhet të jetë mes 23 lojtarëve të ekipit përfaqësues argjentinas.

“Iguani na duhet neve dhe ai duhet të vijë në Kupën e Botës, pasi ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Këtë gjë ai e ka treguar te Juventusi dhe kjo mjafton. Përse ai nuk qenka në gjendje që të luajë mirë edhe më Argjentinën?”, deklaroi Mesi.

Në fakt, tifozët argjentinas nuk duan që ta shohin Iguanin në përbërje të përfaqësueses së tyre, sepse ata e konsiderojnë atë fajtorin kryesor që Argjentina ka humbur dy tituj të kampionit të Amerikës së Jugut dhe të kampionit të botës, për shkak të rasteve të humbur në finalet e tyre.

Sfidanti.al