Mesi te driblon me..modesti: Pata fat te golat që shënova!

Si gjithnjë, kur situata bëhet shumë e vështirë, në skenë del Lionel Mesi, e merr situatën në dorë dhe në një mënyrë të magjishme i sjell sukses Barcelonës së tij. E njëjta histori u përsërit edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampioneve kundër Mançester Junajtidit që do të mbahet mend për dy golat kyç të asit argjentinas në portën e “djajve të kuq”.
“Kjo ishte nje ndeshje spektakolare. Këta jemi ne. Në pesë minutat e para ne ishin shumë nervozë. Nuk e di se përse ndodhi kështu, por më vonë ne e morëm nën kontroll ndeshjen. Të jem i sinqertë, unë pata fat te goli i parë dhe një fat akoma më të madh pata te goli i dytë. Sidoqoftë, rëndësi ka që në u kualifikuam në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve mbas kaq kohësh”, deklaroi Mesi.
Sfidanti.al