Mesi shpallet “mbret” në La Liga për gola, ndeshje dhe asiste për gola

Magjistari argjentinas i topit, Lionel Mesi, shënoi golin e dytë në ndeshjen e fundit që Barcelona e fitoi 2-0 kundër Atletikos së Madridit në kuadrin e La Ligës dhe, veç hapit të madh që Barcelona bëri drejt fitimit të titullit të kampionit të kampionatit spanjoll, Mesi posedon pothuajse të gjithë rekordet individualë më të rëndësishëm në hisotrinë e La Ligës.
Mesi, në përbërje të Barcelonës, ka tani 335 fitore në kampionatin spanjoll, duke kaluar kështu portierin legjendar të Realit të Madridit, Iker Kasiljas (334). Po ashtu, Mesi është më i miri në historinë e La Ligës sa u përket golave të shënuar (415) dhe asistencave për gol (163).
Sfidanti.al