Mesi e tha hapur: Në Botëror ka katër ekipe më të mirë se Argjentina

Argjentina është një nga përfaqësueseset që shumëkush e vendos në rrethin me të ngushtë të favoritëve për të fituar trofeun aq të lakmuar të kampionit të botës në Rusi, këtë verë, por, sido që të jetë, kapiteni i saj, Lionel Mesi, nuk është dakord. Mesi thotë se ka katër ekipe që janë më të mirë se Argjentina.

“Argjentina, gjithnjë, është kandidate, sepse ne, gjithnjë, kemi pasur dhe kemi një ekip që mund të jetë pretendent për trofe të rëndësishëm. Por, sidoqoftë, realiteti tani është ndryshe, për shkak të rrethanave tona, për shkak të lojës sonë, për shkak të mënyrës sesi u kuaifikuam, për shkak të tajmingut… Kështu që unë nuk do ta konsideroja ekipin tonë si favorit. Ka ekipe më të mirë sesa neve, Spanja, Gjermania, Brazili dhe Franca. Ata janë para nesh dhe janë favoritë”, vuri në dukje Lionel Mesi.

Sfidanti.al