Mesi do të luajë përsëri me Argjentinën, por pa fotografime, autografe…

Lionel Mesi do të kthehet në përfaqësuesen argjentinase, por ka vënë disa kushte që ai i ka përcaktuar si të detyrueshëm që ta vesh përsëri bluzën e ekipit “gauços”. Kthimi i tij pritet të ndodhë në ndeshjen e ardhshme në Riad të Argjentinës kundër Marokut, ndërkohë që Mesi ka bërë të ditur qartë se ai nuk do më që të trajtohet si “kukull publiciteti”! Më poshtë po sjellim katër kushtet që, sikurse thuhet, i ka vendosur vetë Mesi që të kthehet në kombëtaren argjentinase:
1 – Të luajë të paktën 60 minuta të ndeshjes.
2 – Nuk duhet të ketë fotografime ose çfarëdo lloj kontakti mes tij dhe tifozëve.
3 – Nuk do të ketë autografe as edhe për tifozët marokenë.
4 – Mesi nuk do ta ndërrojë bluzën me asnjë lojtar kundërshtar.