Merren masat ndaj PAOK; klubit i hiqen pikë, Savidis s’lejohet 3 vjet ne stadiume

Pas asaj që ndodhi në mbrëmjen e 11 marsit në ndeshjen me AEK, PAOK-u i Selanikut pritej të ndëshkohej dhe ashtu ndodhi. Superliga greke mori masa të forta ndaj kësaj skuadre dhe presidentit të saj Ivan Savidis që  hyri në fushën e lojës i armatosur.

Kështu, PAOK humbi ndeshjen në tavolinë kundrejt AEK, ndërkohë që kësaj skuadre iu hoqën 3 pikë nga kampionati aktual e 2 pikë ndga ai pasardhës. por jo vetëm kaq, PAOK u gjibit me 63 muijë Euro ndërkohë që 3 ndeshje do t’i luajë me dyer të mbyllura.

Nuk i shpëtoi ndëshkimit Ivan Savidis i cili jio vetëm që hyri në fushën e lojës i armatosur, por edhe e kërcënoi arbitrin e sfidës. Savidis nuk do të lejohet të hyjë në stadiume për 3 vjet ndërkohë që ai u gjobit edhe me 100 mijë Euro gjobë. Dënim pati edhe për arbitrin Lobos Mikel që për 90 ditë nuk do të lejohet të hyjë në stadiume dhe u gjobit me 15000 Euro.

Incidentet  e ndodhura në ndeshjen mes PAOK dhe AEK bënë që qeveria greke të vendosë të pezullojë disa javë kampionatin grek, eveniment që do të rifillojë në ditët në vazhdim

sfidanti.al