Media spanjolle optimiste, Pjanic e Lautaro do të luajnë me Barcelonën

Miralem Pjanic dhe Lautaro Martinez kanë zgjedhur Barcelonën. Kjo është ajo që thekson e përditshmja spanjolle ‘El Mundo Deportivo’ sipas së cilës  sulmi iklubit katalanas për dy futbollistët e Juventusit dhe Interit është vërtet dicka konkrete. Optimizmi i katalanasve nis nga  fakti se si mesfushori i Juventusit ashtu dhe sulmuesi i Interit kanë shfaqur vullnetin e tyre për të veshur fanelën blaugrana. Problemi qëndron të formula e transferimit të këtyre lojtarëve

Për boshnjakun, Juventus kërkon 70 milionë Euro, por një akord me Barcelonën mund të arrihet edhe për shifrën e 60 milionë Eurove. Por kampionët e Spanjës do të donin të përfshinin edhe një futbollist me Juventusin që i kanë vënë syrin brazilianit Arthur. Por Barcelona nuk dëshiron të privohet nga një futbollist me të ardhme dhe është gati të ofrojë Rakitic ose Vidal. Por pavarësisht kësaj ‘pengese’, tratativat mes klubeve po vijojne dhe duket se janë drejt një mbylljeje pozitive

Ndërsa përsa i përket Lautaros , ardhja e të cilit mbështetet nga ‘peshat e rënda’ të Barcelonës me Lionel Messin në krye, problem mbetet klauzola prej 111 milionë Eurosh që argjentinasi ka me klubin zikaltër. Drejtuesit katalanas kërkojnë një ulje të cmimit duke përfshirë një futbollist në tratativa. Edhe në këtë rast po përmendet emri i Arturo  Vidal që në merkaton e janarit u kërkua me ngulm nga trajneri Antonio Conte.

Sfidanti.al