Media spanjolle; Barcelona s’heq dorë, Vidal është celësi për Lautaro Martinez

Piero Ausilio ishte i qartë; Lautaro Martinez nuk largohet nga Interi. Por Barcelona edhe pse po merret me shumë cështje të komplikuara me atë të Messit në krye, nuk ka ndërmend të heqë dorë nga sulmuesi i zikaltërve. Argjentinasi konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Luis Suarez për të gjithë ambientin blaugrana, duke përfshirë edhe Koeman.

Sipas të përditshmes katalanase ‘Sport’, presidenti Bartomeu nuk ka rreshtur kurrë së menduari për Lautaro Martinez. Bisedimet me Interin janë bllokuar për shkak të kërkesës së milanezëve e konsideruar shumë e lartë nga Barcelona. Klubi katalanas kapet fort pas dëshirës së futbollistit për t’u transferuar në Spanjë, por nuk dëshiron të ofrojë më shumë se 65 milionë Euro dhe kartonin e ndonjë futbollisti që nuk është përfshirë në projektin e ri të skuadrës dhe është një emër që përmendet prej kohësh në ambientet e Interit dhe që kërkohet nga Antonio Conte. Bëhet fjalë për Arturo Vidal, klauzola e zgjidhjes së kontratës së tij është 20 milionë Euro dhe që konsiderohet e tepruar.

Kështu përfshirja e kilianit në tratativa mund të jetë mënyra për Barcelonës që t’ia dalë mbanë të sjellë në Camp Nou qendërsulmuesin argjentinas.

Sfidanti.al