Media argjentinase titullon: “ Dramë dhe ruletë ruse”

Dramë dhe ruletë ruse – janë titujt më të shpeshtë në median argjentinase, një ditë mbas humbjes katastrofike së mbrëmshme 3–0 të Argjentinës nga Brazili në Belo Horizonte. Leo Mesi nuk mbeti imun ndaj kritikave, duke konfirmuar se loja e bardhebluve ishte, me të vërtetë… “e dhjerë”. Në fakt, humbja shkatërrimtare ndaj Brazilit ishte kapaku për rezultatet e dobta në Kupën e Amerikës dhe, tani, mbi kokën e ekipit argjentinas qëndror varur kërcënimi i mospjesëmarrjes në Kupën e Botës të Rusisë.

Vetkuptohet që më shumë këtë situatë po e përjeton futbollisti më i mirë në botë, Lionel Mesi, që, gradualisht, po i humbet shanset që të fitojë trofeun më të rëndësishëm botëror me përfaqësuesen argjentinase. “Ne nuk jemi asgjë tjetër, veçse të dhjerë! Kështu po luajmë dhe në një situatë të tillë ndodhemi. Problemi qëndron brenda kokave tona dhe atje duhet ta gjejmë zgjidhjen, pasi në rast se atje, në kokat tona, nuk do të mendojmë ashtu sic duhet, atëherë as këmbët nuk do ta na dëgjojnë”, tha Mesi i dëshpëruar pas ndeshjes.

Sidoqoftë, edhe në fatkeqësi ka fat, pasi ekipet rivale të Argjentinës nuk arritën që të fitojnë, mbrëmë, kështu që ekipi nënkampion aktual i botës ende ka shanse teorike që të marrë pjesë në Kupën e ardhshme të Botës.