Më në fund një cmim ndërkombëtar për Ronaldon; fiton Globe Soccer Awards

Ndërsa Lionel Messi iu gëzua fitores së gjashtë të Topit të Artë, Cristiano Ronaldo I gëzohet një tjetër cmimi, atë të Lojtarit më të mirë në Globe Soccer Awards, që e fiton për herë të 6 duke e mbyllur me një trofe individual vitin 2019. Sulmuesi portugez I Juventusit këtë radhë ia doli të thyejë konkurencën e tij që përbëhej nga Lionel Messi, Virxhil Van Dajk dhe Mohamed Salah.

‘Falenderoj familjen time, të fejuarën, fëmijët, shokët e mi të skuadrës te Juventus dhe të kombëtares, agjentin tim, komunitetin arab, Dubain, ata që më votuan-tha Ronaldo-është një nder I madh që të jem këtu e të marr këtë cmim, shpresoj që të jem këtu edhe vitin e ardhshëm’

Në Dubai në Globe Soccer Awards u dhanë edhe cmime të tjera sic ishte ai për Drejtorin Sportiv më të mirë, që I shkoi Andrea Bertas së Atletico Madrid që fitoi garën me Igli Taren të Lazios, Erik Abidal të Barcelonës dhe Mark Overmars të Ajaksit. Cmimin si trajnerin më të mirë e e fitoi Jurgen Klopp I Liverpulit që mposhti Erik Ten Hag të Ajaksit dhe Fernando Santos të Portugalisë.

Liverpuli u shpall si klubi më I mirë për 2019 që la pas Ajaksin dhe skuadrën e futbollit të femrave të Olimpikut të Lionit. Cmimi I portierit më të mirë I shkoi për të dytin vit radhazi brazilianit të Liverpulit, Alison Beker

Sfidanti.al