Mbyllet cështja Kualiarela, arrestohet polici që përndiqte sulmuesin

Merr fund makthi për Fabio Kualjarelën. Policia e Kastelamare të Stabias në bashkëpunim me Karabinierët e Santa Maria Kapua vetere, vuri në pranha Rafaele Pikolo, 54 vjecar i cili akuzohet për përndjekje, shpifje dhe vjedhje identiteti, krime këto që kanë ndodhur në periudhën 2006-2010 të bëra në dëm të sipërmarrësve e profesionistëve të shumtë mes të cilëve figuronte edhe sulmuesi i Sampdorias, Fabio Kualjarela

Hetimet e kryera dhe të koordinuara nga Prokuroria e Torre Annunziata dhe që u drejtuan nga skuadra investigative e Komisariatit të Policisë së Kastelamare të Stabias duke vërtetuar përgjegjësitë e Pikolos, ish policit që prej kohësh ishte pezulluar nga shërbimi.

54 vjecari shtirej si miku i viktimave me vite të tëra dhe i përndiqte duke u dërguar letra e mesazhe anonime që përmbanin akuza false për pedofili dhe lidhje me krimin e organizuar. tani i arrestuari do të duhet të kryejë një dënim me 4 vjet e 6 muaj burg.

sfidanti.al