Mbrojtja, një dhimbje koke për Guardiolën; kushton 400 milionë Euro

Kevin De Bruyne u ankua pas eliminimit në Ligën e Kampioneve në Lisbonë teksa tha se Manchester City nuk vë mend nga gabimet e tij. ‘Një tjetër vit, e njëjta histori-tha mesfushori belg. Dy muaj më vonë, nuk mbetet tjetër vecse përsëritja e kësaj fraze pas asaj që i bëri Leicester pasditen e së dielën. Ishte rezultati 2-5 që edhe njëherë tregoi brishtësinë në mbrojtje të Citizens që ka kushtuar 400 milionë Euro që nga momenti kur drejtimin e skuadrës e mori Pep Guardiola,

Ajo cfarë ndodhi në Etihad me Jamie Vardy që ndëshkoi rëndë Manchester City bëri që skuadra angleze të hidhet në sulm për një qendërmbrojtës tjetër dhe është shumë pranë blerjes së Ruben Dias. Luzitani duket si një kamerdare shpëtimi për Guardiolën por jo me cfarëdolloj cmimi. Manchester City paguan 71 milionë Euro për qendërmbrojtësin edhe pse nga kjo shifër do të zbresë 15 milionë për Otamendin që kalon te Benfica

Kanë kaluar 5 vjet që nga kalimi i Guardiolës te Manchester City dhe gjatë jëtij harku kohër në Etihad Stadium kanë ardhur 8 mbrojtës; Stones, Laporte, Mendy, Walker, Danilo, Angeliño, Cancelo dhe Aké , portugezi Ruben Dias do të jetë i nënti. Elementë këra që nuk kanë shfaqur rendimentin që pritej. Fituan  dy tituj kampionë dhe Manchester City mrekulloi Anglinë, por pa konsistencë  dhe në këtë mënyrë do të jetë e vështirë për Guardiolën që të rivalizojë me Liverpoolin e Klopp.