Mbas 13 vitesh “studime” zbulohet se motrën i shau Materaci..Zidanes

Trembëdhjetë vite zgjati misteri lidhur me nxjerrjen jashtë fushës me karton të kuq të Zinedin Zidanes në ndeshjen finale të Kupës së Botës të vitit 2006 në Gjermani mes Francës dhe Italisë, kur futbollisti francez goditi me kokë në gjoks mbrojtësin italian Marko Materaci andej nga fundi i shtesës dhe, më pas, Italia fitoi titullin e katërt botëror mbas ruletës së gjuajtjeve të penalltive.
Incidenti ndodhi në min. e 110-të, kur Materaci në lojë e sipër i tha diçka Zidanes që humbi nervat dhe e goditi me kokë në gjoks futbollistin italian. Atëkohë dhe më mbrapa lindën shumë spekulime lidhur me atë se çfarë i tha Materaci Zidanes që ky i fundit u nxeh aq shumë, saqë e goditi kundërshtarin, duke dalë jashtë dhe duke i dhënë kështu fund në një mënyrë të palavdishme karrierës së tij të shkëlqyer në fushën e futbollit.
Mediumi ESPN, më në fund, e zbuloi misterin: Materaci nuk ofendoi të ëmën e Zidanes, sikurse u spekulua atëkohë, por të motrën e futbollistit francez. Materaci tha disa fjalë “plot lëng” për të motrën e Zidanes, të cilit i “plasi filmi” dhe provokoi atë incident të rëndë.
Televizioni i mësipërm, ndër më të njohurit në botë, bëri të ditur se Materaci nuk kishte sharë të ëmën e Zidanes, duke e ditur se ajo kishte vdekur, kur Zinedini kishte qenë 15 vjeç, por nuk kurseu të motrën e legjendës franceze të futbollit.
Sfidanti.al