Mbani vesh profecinë e Mesit: Belgjika është  favorite në hije

Futbollisti më i mirë i Argjentinës, Lionel Mesi, përfshiu midis ekipeve favorite për Kupën e Botës Rusi-2018 që nis këtë të enjte, edhe Belgjikën. Në fakt, është e tepërt të thuhet sesa i rendësishëm është ky Botëror për Mesin, pasi, deri tani, ai nuk e ka fituar asnjëherë këtë kupë aq të lakmuar.

“Unë nuk mund të them, nëse ky Mundial do të jetë ose jo i fundit për mua. Gjithçka do të varet nga rezultatet që ne do të arrijmë në Rusi”, vuri në dukje superylli argjentinas, ndërkohë që veçoi edhe ekipet përfaqësues që ai i konsideron si favoriët në këtë kupë bote.

“Kush janë favortiët? Brazili, Gjermania, Spanja dhe Franca, por, ndoshta, edhe Belgjika që është një favorite në hije, që ka lojtarë mjaft të mirë dhe që ka përvojë nga Botërori i kaluar”, tha Mesi. Argjentina e nis aventurën e saj të re, këtë të shtunë, me ndeshjen kundër Islandës, ndërsa, më pas, do të masë forcat me Kroacinë dhe Nigerinë.

Sfidanti.al