Mashtrimi : Nakaxhima gjoja i shitet Katarit, rroftë fair- play!

Uolverhemptoni dhe Lester Siti ishin gati që ta blinin, por as klubet e pasur anglezë nuk mund të konkurronin në këtë garë. Klubi arab Al Duhail ofroi 35 milionë euro, kështu që klubi portugez Portimonense nuk mund të mos pranonte dhe japonezi Shoja Nakaxhima u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit të Katarit. Po ashtu, ai u bë edhe lojtari më i shtrenjtë japonez, duke qenë se rekordin e mëparshëm e mbante Hidetoshi Nakata, për të cilin Parma më 2001 i pagoi Ronës 28 milionë e 400 mijë euro.
Deri këtu nuk ka asgjë të diskutueshme, pasi Nakaxhima 24-vjeçar e meriton këtë shumë, sepse ai është një futbollist shumë i mirë dhe i rrezikshëm para portës së kundërshtarit. Problemi konsideron te fakti se shumëkush e konsideron transferimin e tij tel Al Duhaili si stacion ndërmjetës rrugës për te PSZH-ja, pasi pronarët arabë të këtij klubi francez kanë në zotërim edhe Al Duhailin. Vetëm se ata kanë bërë një plan që ta anashkalojnë rregullin fair play të UEFA-s që nuk i lejon që të blejnë çdo lojtar që ata duan.
Në këto kushte, nëse plani i mësipërm do të realizohet, ai do ta çrregulloi sistemin futbollistik, pasi Nakaxhima që është blerë nga Al Duhaili, mund t’i jepet nga ky i fundit hua PSZH-së, madje edhe falas, dhe UEFA nuk do të ketë se çfarë të bëjë, kështu që mund të pritet që shumë lojtarë nga Evropa të transferohen në Lindjen e Mesme.