Marselo ngrin tifozët e Juventusit: Real Madrid është shtëpia ime

Orët e fundit, tifozët e Juventusit filluan të ëndërronin për Marselon pas lajmit për arritjen e një akordi mes futbollistit brazilian dhe Zonjës së Vjetër, një marrëveshje kjo që i jepte mundësinë Marselos të bashkohej me mikun e tij në Torino, kristiano Ronaldon. Por mbrojtësi i Realit të Madridit ua shkatërroi këtë ëndërr tifozëve juventinë duke mohuar kalimin e tij te kampionët e Italisë.

‘Po thuhet se ke firmosur me Juventusin, është e vërtetë?-e pyeti një gazetar i El Chiringuito TV në momentin kur Marselo po shkonte në qendrën stërvitore, me lojtarin që iu bërgjigj vetëm me një buzëqeshje. por vetëm  pak orë më vonë ai i befasoi të gjithë me postimin e tij në Instagram ku teksa postoi një foto të stërvitjes së Realit të Madridit të shoqëruar me mesazhin: Kjo është shtëpia ime. Më qartë se kaq, nuk mund të shprehej Marselo për të ardhmen e tij…

sfidanti.al