Marrëveshje te Monaco; për shtyrjen e dhënies së pagave të futbollistëve

Në futbollin evropian këto javë në shumë klube të rëndësishëm të kontinentit është marrë masa e reduktimit të pagave të futbollistëve, kush me akord e kush në bazë të një programi të përcaktuar.

Monaco është skuadra më e fundit që bashkohet kësaj liste teksa në orët e fundit drejtuesit e klubit të Principatës kanë mundur të gjejnë akordin me futbollistët në lidhje me pagat e këtyre të fundit. Vetëm se te Monaco është arritur një tjetër lloj akordi.

Mësohet se në këtë akord që është arritur me Sindikatës së futbollistëve dhe Ligës së Futbollit në Francë parasjhikohet vonesa e një pjese të pagës së futbollisteve që do të thotë se pagat nuk do të jenë të reduktuara, por lojtarët do ta marrin të plotë atë në një kohë të mëvonshme.

sfidanti.al