Marotta shuan endrrat: Messi, fantazi futbolli

Pak minuta perpara sfides kunder Genoas, Administradori i Deleguar i Interit, Beppe Marotta pak minuta perpara ndeshjes me Genoa, e fituar nga zikaltrit 3-0, vuri ne dukje rendesine e vendit te dyte ne renditje nderkohe qe foli edhe per merkaton. Se fundmi u spekulua shume me mundesine e  kalimit te Messit te Interi duke bere qe tifozet e klubit zikalter te fillojne te enderrojne, enderr te cilen shume shpejt e shoi Marotta teksa theksoi se objektivi eshte mbajtja e Sanchez ne ekip.

‘Messi eshte fantazi e futbollit-tha Marotta per Sky-nuk eshte objektivi yne, mendoj se ne kete moment ai deshiron te vijoje jeten futbollistike ne Barcelone. Objektivi yne eshte te mbajme Alexis Sanchez’.

Sfidanti.al