“Marka”: Spanja mund të mbesë pa pjesëmarrje në Kupën e Botës Rusi 2018!

Pastabiliteti politik që ka përfshirë Spanjën, për shkak të referendumit mbi pavarësinë e plotë të Katalonjës, mund të ketë pasoja serioze edhe te përfaqësuesja e futbollit të “furisë së kuqe”. Nëse federata spanjolle e futbollit e ndalon pjesëmarrjen e Barcelonës në Primera, në rast se Katalonja shpallë pavarësinë e saj, atëherë, FIFA do të shqyrtojë mundësinë që ta pezullojë pjesëmarrjen e përfaqësueses së Spanjës në Kupën e Botës Rusi 2018.

Gazeta spanjolle “Marka” shkruante, dje, se një përjashtim eventual i Barcelonës do të konsiderohej si një ndërhyrje politike e federatës së futbollit të Spanjës që, sipas rregullave të FIFA-s, është rreptësisht e ndaluar. Nëse kjo do të mund të ndodhë, fillimisht, duhet të shihet sesi do të shkojë puna me referendumin e lartpërmendur dhe, më pas, do të nxirren konkluzionet dhe do të përcaktohen pasojat e mundshme.

Duket qartë se, nëse do të arrihet deri te shkëputja eventuale e Katalonjës nga Spanja dhe ndalimi i pjesëmarrjes së Barcelonës në Primera, të vetmit humbës do të jenë futbolli dhe dashamirësit e tij, të cilëve, deri tani, nuk u ka shkuar ndonjëherë nëpër mend se do të mund ta humbasin mundësinë që të shohen “El Klasikon” e famshme!

Sfidanti.al