Maradona shpërthen kundër Skalonit: a ke ti televizor në shtëpi?

Mbas një pauze të gjatë, Lionel Mesi, më në fund, do të kthehet në përfaqëuesen e Argjentinës që do të zhvullojë dy ndeshje miqësore kundër Venezuelës (23 mars) dhe Marokut (26 mars). Trajneri Lionel Skaloni para disa ditësh publikoi listën e futbollistëve që ai ka thirrur për këto dy ndeshje dhe, për habi të të gjithëve, në këtë listë mungon Serhio Aguero që këtë sezon po luan shkëlqyeshëm në përbërje tëe Mançester Sitit.
Për shkak të mungesës së Agueros në listën e lojtarëve të thirrur në kombëtaren “gauços”, në adresë të Skalonit janë bërë shumë kritika dhe më e ashpra midis tyre ishte ajo që bëri legjenda argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona:
“Duke mos e përfshirë Agueron në përfaqësuesen argjentinase, trajneri i kësaj të fundit tregoi mungesë respekti ndaj futbollit dhe topit. Skaloni vetë asnjëherë nuk ka qenë futbollist i mirë, ai në vend që t’i binte topit, u binte këmbëve të kundërshtarëve! Unë nuk e dua këtë trajner. Ai nuk është në gjendje të kontrollojë një trafik të thjeshtë dhe jo më përfaqësuesen argjentinase. Unë me të vërtetë jam i gëzuar që u kthye Mesi, por si ka mundësi që nuk ka vend për Agueron? Ai është lojtari më i mirë i Mançester Sitit dhe ai duhet të jetë në përfaqësuesen tonë. A ka televizor në shtëpi ky Lionel Skaloni që të shohë ndeshje futbolli?”
Sfidanti.al