Maradona Jr thumbon Ronaldon: Kur e krahasojnë me Messin, ngrihem dhe largohem

Cristano Ronaldo apo Lionel Messi, prej një dekade kanë ndarë botën në dysh se cili prej tyre është më I miri. Krahasimet  dhe rivaliteti mes dy yjeve të futbollit botëror janë të mëdha, por është dikush që indinjohet me këtë fakt dhe bëhet fjalë për djalin e El Pibe De Oros, Maradona Jr I cili foli për këtë në një intervistë për Cadena Ser.

‘Messi është një fenomen I vërtetë, ndërsa Ronaldo thjesht një futbollist  shumë I mirë-tha Maradona Jr-kur e krahasojnë me Messin ngrihem dhe largohem . Messi është shumë më I mirë se ai edhe pse nuk mund të afrohet me Maradonën që ishte një jashtëtokësor I vërtetë. Babai im  në Napoli është parë si Perëndi’.

Sfidanti.al